Pas shumë muajve lojë në Las Palmas, vendimi është marrë tani që Spanja të rikthehet në Alicante ku për herë të fundit luajti në nëntor të vitit 2015 ( një miqësore e fituar 2 me 0 ndaj Anglisë) ku do të presin Shqipërinë.
UEFA dhe Federata e Futbollit të Shqipërisë kanë njoftuar që ndeshja e parafundit në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do të zhvillohet më 6 tetor, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të jetë ndeshja e nëntë që zhvillohet në Alicante për Spanjën, e para ishte në vitin 1977 ndërsa e fundit zyrtare ishte fitorja 3 me 1 ndaj Skocisë në vitin 2011.
Tri ditë pas ndeshjes kundër Shqipërisë, Spanja do të luaj kundër Izraelit në Jerusalem.
“La Roja” është e barabartë për nga numri i pikëve me Italinë, me të cilën do të ndeshen më 2 shtator në Estadio Santiago Bernabeu, ku fitorja mund t’i dërgoj ata më pas në aeroplanin për Rusi./arbresh.info
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...