Avokati personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sot se Trump nuk është duke u hetuar në hetimin ndaj përzierjes ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA, duke shtuar se presidenti nuk ka marrë asnjë informatë se ai është duke u hetuar.
Jay Sekulow, i cili është pjesë e ekipit të zgjedhur nga Trump për t’u marrë me akuzat se ekipi i fushatës së tij kishte marrëveshje të fshehtë me Moskën, e ka kundërshtuar deklaratën e Trumpit i cili të premten që lamë pas shkroi se është nën hetime për shkak se e ka shkarkuar drejtorin e FBI-së muajin e kaluar.
“Po hetohem sepse e kam shkarkuar drejtorin e FBI-së nga njeriu që më tha ta shkarkoja drejtorin e FBI-së! Persekutim!” shkroi Trump të premten.
Por, Sekulow ka thënë se deklarata e Trump ishte reagim ndaj lajmit të Washington Postit në të cilin thuhej se prokurori i përgjithshëm Robert Mueller po vlerësonte nëse Trump kishte tentuar ta pengonte hetimin duke e shkarkuar drejtorin e FBI-së, James comey.
“Fakti është se presidenti nuk ka qenë dhe nuk është nën hetime,” ka thënë Sekulow
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...