Një grup i quajtur Bajrang Sena kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shitjes e librave erotikë në tempujt e famshëm të Khajuraho.
Tempujt janë të njohur për skulpturat e tyre erotike dhe tregimet mbi dashurinë, transmeton portali arbresh.info
“Këta tempuj kanë rëndësi fetare, prandaj Kamasutra nuk duhet të lejohet të shitet nëpër vendet e shenjta”, ka thënë Jyot Agarëai. “Çfarë lloj vlerash morale po kalojmë tek brezi ynë më i ri?”
Grupi ka kërkuar ndërhyjen e policisë, duke argumentuar se shitja e librit në një vend të shenjtë është fyerje ndaj kulturës indiane.
Tempujt Khajuraho tërheq miliona turistë nga e gjithë e bota dhe është pjesë e trashëgimërisë botërore të UNESCO-s.
Grupi i rreth 20 tempujve në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh, u ndërtuan mbi një mijë vjet më parë dhe i përkisnin dy feve të ndryshme – Hinduizmi dhe Jainizmi.
Debate mbi artin erotik është episodi më i fundit në luftërat e kulturës indiane, ndërsa disa argumentojnë se grupet nacionaliste hinduiste janë bërë më të guximshme që nga ardhja e kryeministrit Narenda Modi në skenën kombëtare në vitin 2014.
Megjithatë, kërkesën e grupit në fjalë, me shaka e kanë marrë edhe indianët, sipas të cilavë Kamasutra dhe Tempujt janë pjesë e kulturës dhe nuk mund të ndryshojnë./Arbresh.info
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...