Duke lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, duke ecur nëpër rrugët plot trafik me uniforma të ngushta blu dhe me taka të larta, policet e trafikut janë simboli i Pjongiangut, kryeqytetit të Koresë së Veriut.
Këto rregullatore trafiku zgjidhen duke u bazuar vetëm në pamjen e tyre të jashtme. Gjithashtu, kusht për të qenë një police trafiku në Korenë e Veriut është edhe të mos jesh e martuar.
Duhet thënë që bëhet fjalë gjithsesi për një karrierë të shkurtër, pasi mosha e pensionit është vetëm 26 vjeç.
“Ato përfaqësojnë kryeqytetin tonë. Kjo është arsyeja se pse i zgjedhim në bazë të pamjes së tyre të jashtme dhe fizikut”, thotë një nëpunës i Ministrisë së Rendit Publik.

Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...