Fenerbahce raportohet se është duke menduar transferimin e sulmuesit Jamie Vardy të Leicester Cityt si dhe bashkëlojtarit të tij Ahmed Musa.
Reprezentuesi i Anglisë, i cili është kërkuar nga Arsenali vitin e kaluar, ka shënuar 18 gola brenda 50 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Musa, i cili iu bashkua “Dhelprave” nga CSKA Moscow në vitin 2016, ka shënuar vetëm katër gola, por ka bërë vetëm 32 paraqitje.
Bazuar në gazetën turke ‘DHA’, Fenerbahce është duke kërkuar transferimin e dyshes së Leicester Cityt.
Po ashtu, theksohet që mundësia për të luajtur në futbollin evropian mund t’i bind ata të transferohen./arbresh.info
KDI kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale e parlamentare në t...
Futbollisti serb: Shqipëria meriton respekt
Festa Qoqaj shkëlqen në të bardha
Kuvendi i Shqipërisë miraton tre marrëveshje me BE
Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lip...
Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, p...