Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.
Sipas të dhënave të AKK-së, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pasuri të patundshme dhe para të gatshme nëpër banka në total në vlerë prej 582 mijë e 872 euro, shkruan arbresh.info.
Thaçi posedon tokë bujqësorë në vlerë prej 180 mijë euro, shtëpi në vlerë prej 80 mijë euro, një veturë audi në vlerë prej 15 mijë euro dhe para të gatshme në vlerë prej 307 mijë e 873 euro në tri banka të ndryshme.
Sipas deklarimit të presidentit, 290 mijë euro i ka të poseduara në njërën prej bankave nga shitja e shtëpisë.
Thaçi ka edhe obligime financiare ndaj një banke për marrje të kredisë në vlerë prej 100 mijë euro për ndërtim shtëpie.
Paga vjetore e tij si president është 31 mijë e 956 euro ndërkaq 8782 euro në vit merr mëditje nga detyra e tij zyrtare.
Bashkëshortja e Thaçit, Lumnije Thaçi ka të deklaruar vetëm pagën vjetore në Kolegjin “Fama” në vlerë prej 18 mijë euro në vit./Arbresh.info.
Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia apelo...
Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian
Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pas...
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’