I nominuari për kryeministër nga koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se e ka siguruar ambasadorin për angazhim maksimal për krijimin e Qeverisë së re, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.
I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...