Qendra e votimit në fshatin Srecka në Komunën e Prizrenit nuk është hapur fare.
Klan Kosova merr vesh se vëzhguesit sikur edhe zyrtarët e KKZ-së janë kthyer me gjithë material zgjedhor.
Kjo pasi që fillimisht kanë pasur telashe me lokalin e përcaktuar, duke mos gjetur çelësin e më pas kanë anuluar gjithë procesin.
I kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi tha se arsyeja e anulimit është numri i vogël i votuesve dhe refuzimi i tyre, nga ata janë të komunitetit serb.
Një tjetër incident i vogël që raportohet të ketë ndodhur në Prizren, është se një votues është ndaluar për disa orë në një qendër votimi, pasi që i njëjti kishte pasur letërnjoftimin e skaduar prej 10 vjetësh. Ende nuk dihet nëse ka votuar apo jo.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV