Arrestohet një person në Komunën e Gjilanit pasi ky i fundit kishte tentuar të manipulojë me procesin zgjedhor gjatë votimit. raporton arbresh.info
Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“E kemi ndalë një votues. Në një vendvotim ka bërë zhurmë, duke tentuar të manipulojë me fletëvotimin. Kinse i është dhënë fletëvotimi i plotësuar. Ne kemi verifikuar dhe është blloku pak procesi. Është në masën e arrestit për momentin,” shprehet Maloku për arbresh.info.
Gjatë ditës edhe policia dhe prokuroria kanë raportuar për raste të hetimit për manipulim të procesit./Arbresh.info/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...