Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë në ditën kur votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryetarja, Valdete Daka tha se të gjitha qendrat e votimit dhe vendovotimet janë hapur në ora 7, ashtu siç është e paraparë, shkruan arbresh.info.
Ajo ka ftuar qytetarët që të dalin në votime ndërkaq ka kërkuar nga komisionerët që t’i respektojnë rregullat e KQZ-së dhe Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Në orën 7 janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimit. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë të drejtë vote, të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ftoj edhe komisionarët t’i respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së, Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Daka./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1444509258947495/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X