Në vend të shumave marramendëse parash që suedezi do të mund t’i fitonte nëse zgjedh që të transferohet në ligen amerikane, MLS apo në ndonjë klub elitar evropian, Hertha i ka premtuar Ibres tifozë madhështorë, transmeton Express.
Dhe kjo nuk është e tera. Klubi nga kryeqyteti gjerman i ka ofruar Ibrahimovicit, i cili shënoi 28 gola për Manchester United sezonin që lamë pas në Premier Ligë, një mundësi për ta ngritur titullin e Bundesligës. Një mundësi e vogël, por gjithsesi një mundësi.
Hertha BSC i është drejtuar kështu në Twitter Ibrahimovicit: “Pa kontratë në Man United – ne kemi fansa madhështorë, por jo edhe para: Por mund ta fitosh Bundesligën me ne për herë të parë. Mendo për këtë.”
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje