Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në tubimin zgjedhor të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Kaçanik ka thënë se e kanë njeriun e fort për kryeministër të Kosovës.
“Njerëzit e fortë nuk janë vetëm ata që duken fizikisht të fort por edhe mentalisht, që marrin vendime të forta të arsyeshme, që mendojnë për qytetarin dhe punojnë në interes të Kosovës. Ky është Avdullah Hoti që do ta kemi kryeministër pas datës 11”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka thënë se fitorja e këtij koalicioni janë qytetarët.
“Ju që po na mbështesni jeni fitorja jonë dhe ne jemi të bindur në këtë. Fitorja jonë janë të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Por bukuria dhe ardhmëria e kësaj fitore është rinia andaj edhe Hoti do të punoj për ju”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të punohet për të gjithë.
“Të keni arsim e shëndetësi më të mirë, ekonomi më të mirë, mirëqenie më të mirë, lëvizje të lirë, pushim për lehona e shumë tjera. Kaçaniku ka marr gjithmonë vendime të mëdha andaj e pres këtë edhe me 11 qershor”, theksoi ai./Arbresh.info.
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë