Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, ka bërë të ditur se për shtypjen e materialit zgjedhor kanë kontraktuar një prej kompanive më të mira për këtë çështje.
Halimi tha se kanë kontraktuar një prej kompanive më të mira, e cila është nga Sllovenia. “Ajo kompani e ka përfaqësinë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri”, tha ai.
Halimi shtoi se “cilësia e këtyre materialeve zgjedhore, që do të përdoret në ditën e zgjedhjeve do të jetë e lartë dhe nuk ka asnjë arsye për ta pasur ankesën as më të vogël”.
“Është duke vijuar procesi i testimit të sprejit të llambave dhe baterive. Nuk kemi dyshimin më të vogël se diçka e tillë mund të ndodhë. Testohen me mostra dhe teknologji adekuate. Ka pasur spekulime që janë bërë në një kompani në Prizren, kompani e dëshmuar në këtë fushë. Nuk ka arsye për asnjë brengë, sepse materiali zgjedhor i tërë e ka cilësinë e garantuar, ku asnjë shtet në rajon nuk ka kaq elemente të sigurisë”, ka thënë Halimi në një intervistë për Telegrafin.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës