Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri gjatë një interviste për Telegrafin, është shprehur i bindur se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Bahtiri ka treguar se AKR-ja ka pasur negociata për një koalicion edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Kemi pas negociata edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk ndodhi sepse kishim frikë që së bashku nuk do ta mund ta qonim PDK-në në opozitë”, tha Bahtiri.
Ai ka shtuar se pas 11 qershorit ose do të fitojë drejtësia, ose do të shkojnë ata të territ që nuk i dëshiron asnjë qytetar.
“Ne do të jemi fitues, PDK-së do t’ia marrim edhe Shtimen, Rahovecin dhe Prizrenin”, tha Bahtiri.
I pari i Mitrovicës, shoti se koalicioni PDK-AAK-NISMA “Kurrë në jetë këta nuk kanë me dal të parët, fitues do të jetë vetëm koalicioni i shpresës”.
Bahtiri shoti se koalicioni LDK-AKR-Alterantiva do ta ç’kap shtetin duke i futur në burg të gjithë ata që kanë kryer krime.
“Këta e kan kapur shtetin prej portierit deri tek kryetari”, tha Bahtiri.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë