Më shumë se 130 imamë dhe udhëheqës fetarë të fesë Islame nga Britania e Madhe dhe vendet tjera perëndimore kanë refuzuar të kryejnë lutjet përkatëse në funeralet e sulmuesve të Londrës dhe Manchesterit.
Sipas tyre, sulmuesit janë duke ‘ndotur’ emrin e fesë së tyre, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë bërë thirrje edhe për imamët tjerë që mos të kryejnë ceremonitë mortore për sulmuesit, që veprat e të cilëve i kanë quajtur krim.
“Ne duam të sqarojmë se veprimet e tyre të dënueshme nuk kanë as legjitimitet dhe as keqardhjen tonë”, thanë ata, duke shtuar se refuzojnë të kryejnë lutjen tradicionale të varrimit.
Gjithsej 132 udhëheqës nënshkruan paktin, duke përfshirë figura të shquara si Omer El-Hamdoon, president i Shoqatës Muslimane të Britanisë dhe Imam Yahya Adel Ibrahim nga Australia.
Shumë myslimanë britanikë gjithashtu kanë marrë pjesë në vigjiljen e mbajtur në Londër. Mes tyre ishte edhe kryebashkiaku i qytetit Sadiq Khan, i cili tha se ‘Islami po përdoret për të justifikuar sulmin’.
Gjatë sulmit në Londër mbetën të vrarë shtatë persona./Arbresh.info
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...