Trëndafilat më të bukur të shkretëtirës (FOTO)

16:55 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Trëndafili i shkretëtirës (i njohur si trëndafil rëre) është emri për krijesën natyrore e cila krijohet me përzierjen e mineraleve kristalore dhe gjipsit dhe baritit me rërën e shkretëtirës.

Gjatë rritjes së tyre, kokrrat e rërës mbeten të robëruara në gjips, duke u dhënë trëndafilave ngjyrën e tokës shkretinore e cila mund të jetë gjithmonë e ndryshme, varësisht në cilën shkretëtirë është formuar.

Më së shpeshti shihen në skaje të Saharasë, si edhe në sipërfaqe të mëdha të njelmëta në Tunizinë Jugore. Nganjëherë rriten veç e veç, nganjëherë në buqete të bardha të mrekullueshme të cilat  shpesh shihen në shkretëtirat e Meksikës.

Këta trëndafila janë atraksione popullore dhe unike turistike, ndërkaq në shtetet siç është Tunizia mund të blihen me çmim prej një deri në disa euro.

Kërkimi i trëndafilave të shkretëtirave është pasion i zakonshëm i natyralistëve dhe gjeologëve, të cilët jetojnë në provincat lindore të Arabisë Saudite.

Ata nganjëherë i kalojnë disa ditë duke gërmuar rërën e nxehtë të shkretëtirës për të kërkuar trëndafil të mrekullueshëm për koleksionin e tyre.

desert-rose666-800x450

desert-rose4444 desert-rose7777-768x512 gettyimages-459964191-1 desert-rose888-768x576 desert-rose1111-1024x768-768x576

desert-rose5555

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale