Më 3 qershor të vitit 1965, Edward White eci për herë të parë në hapësirë. Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi tokë.
I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.
Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetëm për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperience, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta.
Drejtorit të udhëtimit në Hjuston iu desh ta urdhëronte astronautin të kthehej përsëri në anije. Ecja në hapësire në 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës.
Jo më shumë se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, Asronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë.

Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...