Juventusi ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për të nënshkruar me Wojciech Szczesnyn për 16 milionë euro.
Szczesny, i cili shihet si një zëvendësues i portierit legjendar Gianluigi Buffon, ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te Roma, që sfidonte “Bianconerët” në garën për titull këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet e fundit, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me reprezentuesin polak duke siguruar transferimin e tij menjëherë pasi Buffon të pensionohet.
Lexo edhe: Çfarë ndodhi kur Ronaldo dhe Buffon u përballën për herë të parë në vitin 2009? (VIDEO)
Transferimi i tij thuhet se prek shifrën prej 16 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë katër vjeçare me vlerë 4 milionë euro për sezon.
Juventusi thuhet se ka punuar në marrëveshjen me Szczesnyn që nga muaji mars./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...