Anton Quni kandidat për deputet i LDK-së, ka thënë se koalicioni në të cilin ai bën pjesë do të angazhohet që themelimi i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në rrugë kushtetuese.
“LDK-ja mendon ta bëjë procedimin në Kuvendin e Kosovës të çështjes së formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës duke iu përmbajtur të gjitha parimeve kushtetuese. Pasi që Kushtetuta e parasheh që duhet edhe një numër i caktuar i deputetëve të pakicës të japin pëlqimin për themelimin e Ushtrisë, LDK-ja parapëlqen që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet duke respektuar këtë kusht”, ka thënë Quni në KTV.
Quni ka thënë se duhet një bashkëveprim i mirë me NATO-n dhe SHBA-të.
“Tek kur do të shtereshin të gjitha mundësitë për ta bërë me Kushtetutë, do të mund të procedohej që Ushtria të bëhej me Ligj”, ka thënë Quni.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...