Është zyrtarizuar marrëveshja për ndërtimin e spitalit të ri pediatrit kirurgjik në kuadër të QKUK-së.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pas një takimi që ka zhvilluar me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, përkatësisht Sheika Fatima Bint Mubarak kanë konfirmuar se së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e spitalit i cili do të kushtojë rreth 22 milionë euro donacion ky i dhënë nga Emiratet e Bashkuara.
Plani për fillimin e punimeve, i cili është zyrtarizuar, pritet të përfundojë në vitin 2017.
Jahjaga ka falënderuar delegacionin për mjetet e dhuruara duke thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimeve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
E pas takimit që kanë zhvilluar në zyrat e presidencës, delegacioni nga Emiratet e Bashkuara kanë vizituar edhe lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri pediatrik-kirurgjik i cili do të jetë në mes të Gjinekologjisë dhe spitalit të Pediatrisë në oborrin e QKUK-së
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri
ShBA thotë se vrau dy persona në sulmin ndaj një anijeje të ...
Protestohet sot kundër propozimit për shtrenjtimin e rrymës
27 vjet nga konferenca e Rambujesë
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...