AC Milan ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin Franck Kessie nga Atalanta.
20-vjeçari ka finalizuar transferimin në formë huazimi te San Siro duke nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me obligimin për të blerë lojtarin, transmeton portali arbresh.info.
Kessie, i cili thuhet se do t’i kushtoj rreth 28 milionë gjigantit italian për të finalizuar blerjen e tij, ka dështuar në testimet e para mjekësore këtë javë duke ngjallur dyshime rreth transferimit, por raportohet se në provën e dytë të mërkurën ka kaluar me sukses testin.
Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënoi supergol nga 30 metra, por tifozët nuk janë të kënaqur
“AC Milan iu njofton nënshkrimin me Franck Kessien nga Atalanta”, konfirmon klubi në deklaratën e lëshuar.
“Kontrata deri në vitin 2019 nënkupton se lojtari do t’i bashkohet klubit për një marrëveshja dy vjeçare në formë huazimi dhe me obligimin për blerje”./arbresh.info

Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...