Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një konference për shtyp ka njoftuar mbi tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris gjatë administatës së ish-Presidentin Barack Obama.
“Për të përmbushur detyrën solemne dhe për mbrojtur Amerikën dhe qyetarët e saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e klimës në Paris”, ka thënë Trump, transmeton portali arbresh.info
Tutje ai ka shtuar se do të fillojnë negociata për një marrëveshje të re, ose një transaksion krejtësisht të ri.
Ai ka theksuar se marrëveshja e re do të jetë në pajtim me politikat e SHBA-ve,
Trump marrëveshjen e klimës në Paris e ka quajtur ‘tradhëti’ ndaj SHBA-ve, duke shtuar ‘nuk mbështet një marrëveshje që dënon SHBA-të’./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...