Në pragë të përballjes mes Juventus-it dhe Real Madridit, legjenda e bardhezinjve Alessandro Del Piero ka dhënë një intervistë me Marca pesë ditë përpara finales së Champions League.
Ish-ylli i Italisë i njeh shumë mirë Zinedine Zidane dhe Gigi Buffon, dy yje të ndeshjes së ardhshme në “Millennium Stadium”. “Buffon është absolutisht i fiksuar pas Champions League. Ai është duke menduar për të“, tha Del Piero për “Marca”. “Ai është duke shpresuar që të ngrej kupën, jam i sigurt se do të jetë ndër lojtarët më të mirë në fushë”, deklaroi ish-sulmuesi për kapitenin e Juves.
“Kur luaja për Juventusin së bashku me Zidane, ai ishte gjithmonë në sinkron me të gjithë sepse donte t’i ndihmonte shokët e ekipit përkundër teknikës mahnitëse të tij. Unë nuk prisja që ai të bëhej një menaxher, por mund të ketë qenë i parashikueshëm duke pasur parasysh se ai gjithmonë ishte në gjendje të lexonte lojën. Kjo është arsyeja pse ai gjithmonë merr vendimet më të mira si trajner dhe kjo është arsyeja pse ai ka fituar gjithçka deri tani “, tha Del Piero.
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...