Kandidati i Nisma për Kosovë për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bajram Hasani ka marrë përkrahje të madhe nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit për kandidaturën e tij.
Hasani bashkë me Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun, ishte i ftuar në odën e ish-komandantit të UÇPMB-së Shefket Musliu.
Ky është postimi i plotë i Hasanit në Facebook:
Mbrëmë bashkë me Ahmet Isufin e Rexhep Kadriun me ftesë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, Shefket Musliu, ishim nē odën e tij. Aty u takuam edhe me ish-luftëtarët e komandant Musliut nga të cilët morëm përkrahje të madhe për kandidaturat tona dhe mbështetje për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj. Në mes shumë diskutimeve vëllazërore u treguam se në qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe një jetë të dinjitetshme.
/arbresh.info/

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren