Trepça ’89 nga Mitrovica kremtoi titullin e kampionit, të parin në historinë e tyre në elitën e futbollit.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku ishin tubuar mbi 6 mijë shikues, që krijuan një atmosferë të rrallë, ku kremtuan titullin e kampionit të skuadrës së zemrës. E tërë Mitrovica ka qenë në festë, për faktin se skuadra e tyre ka arritur një sukses të madh, duke u shpallë kampion me 77 pikë të mbledhura.
Para ndeshjes, atmosferë impozante në ‘Riza Lushta’, 40-motoristë hyjnë në fushë me motorë. Feronikeli triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Trepçës ’89.
Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë dhe në periudhën e parë të lojës. Mendurim Hoti shënoi në minutën e 10-të dhe Abu Razard në atë të 33-tën, si dhe Mevlan Zeka (89’). Feronikeli me fitore e përfundoi këtë edicion, duke e zënë vendin e katërt me 65 pikë.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...