Pas deklaratës së ministrit në detyrë të FSK-së Haki Demolli se Lista Srpska ka pasur katër kushte për formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes një kumtese ka reaguar Slavko Simiq, shef i kësaj liste.
Ai ka thënë se Lista Srpska ka pasur vetëm një kusht e ai, sipas tij, është që Ushtria e Kosovës të mos formohet.
“Vetëm Lista Srpska në bashkëpunim me Beogradin garanton se nuk do të ketë Ushtri të Kosovës dhe se serbët në Kosovë do të jenë të sigurt”, ka thënë Simiq përmes një kumtese, transmeton radiokim.
“Vetëm Lista Srpska ka bërë rezistencë prej luani ndaj idesë së formimit të ushtrisë dhe se zgjedhjet në Kosovë janë shpallur, ndër të tjera që të rikomponohet skena politike serbe në Kosovë dhe që në parlament të sillen të paktën katër serbë kooperativë, shënjestër e të cilëve nuk do të jetë askush tjetër pos nesh”, ka thënë Simiq.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...