Ministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se Lista Serbe ka pasur katër kërkesa kryesore për votimin e transformimit të FSK-së në ushtri.
Por ai ka kundërshtuar kategorikisht ekzistimin e mundësisë për një ‘batalion serb’ brenda këtij mekanizmi, duke nënvizuar se qoftë edhe diskutimin për të e ka kushtëzuar me dorëheqjen e tij, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi biseduar me ministrat serbë që të kemi votën e tyre. Në takimin e parë ata kanë pasur katër kërkesa, ndër të cilat që të ketë më shumë pjesëtarë të komunitetit serb, si dhe që ligji të kthehet në ligj vital. Por ne nuk kemi qenë të gatshëm për këtë gjë. Ata po ashtu kanë kërkuar që zëvendëskomisioneri të jetë nga radhët e komunitetit serb. ‘Batalionin serb’ e kam dëgjuar si term në media, por unë ua kam thënë të gjithëve që nëse një gjë e tillë ndodh unë nuk do të jem më ministër. Po ashtu nuk kam pranuar që zëvendëskomandanti të jetë me automatizëm i komunitetit serb”.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...