Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është zënë në një formë i papërgatitur nga një politikan izraelit që kishte dalur ta priste atë.
Deputeti Oren Hazan, politikan nga partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu, me një reputacion jo edhe aq të mirë, i dha një pritje të ngrohtë Donald Trumpit, transmeton portali arbresh.info
Hazan gjatë takimit të parë me Trump nxorri telefonin e tij dhe bëri një selfie me Presidentin e SHBA-ve, duke dhënë kështu një shembull aspak të mirë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu u përpoq që të shmangte këtë skandal, por nuk ia doli.
Në vitin 2015, Hazan është pezulluar nga pozita si nënkryetar i Parlamentit të Izraelit pasi një raport pretendonte se ai ishte i përfshirë në tregtinë e drogës dhe të seksit që vepronte në Bullgari./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...