Sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross, duket se e ka zënë gjumi shkurtimisht gjatë një pjese të fjalimit të presidentit Donald Trump në Arabinë Saudite, të dielën.
Gjatë fjalimit të tij, Trump i kërkoi liderëve arabë dhe islamikë të bashkohen dhe të mundin ekstremistët islamikë, duke bërë edhe një apel pasionant për të dëbuar terroristët, pavarësisht zbutjes së retorikave të tij të ashpra për myslimanët.
Presidenti amerikan nuk përdori termin e njohur të tij, terrorizmi islamik radikal në fjalim, një sinjal që tregon se ai do të përdorë tone më të moderuara në rajon. Por, e gjithë kjo, duket se nuk ka mundur ta mbajë zgjuar sekretarin Ross, ndoshta edhe për faktin se nuk po flitej, të paktën në momentet e dremitjes, për tregtinë.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë