Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të hënën dorëzoi në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë, ankesën kundër avancimit të njëmbëdhjetë profesorëve të asocuar të cilët, sipas kësaj organizate, nuk i kanë përmbushur kriteret për t’u përzgjedhur në pozitat e tyre të punës.
Rron Gjinovci, përfaqësues i ORCA-së tha se autonomia e Universitetit të Prishtinës ka të bëjë me lirinë akademike, përcaktimin e programeve në bazë të parimeve të ndryshme shkencore dhe akademike. Sipas tij, Universiteti i Prishtinës dhe as Senati i tij nuk kanë autonomi kur vie puna në shkeljet e statutit dhe ligjeve të Republikës.
Ai tha se kur shkelen ligjet, shkelet edhe statuti dhe në këtë rast është Ministria e Arsimit ajo që duhet të veprojë nëpërmjet mekanizmave të saj.
“Unë konsideroj që inspektorati duhet të riktheje të 11-të vendimet që janë marrë për rizgjedhje siç është thënë në Senatin e Universitetit të Prishtinës dhe ato duhet të rikthehen dhe në këtë mënyrë të ndërpritet precedenti i rizgjedhjeve që është jashtëstatutar dhe jashtëligjor e me të cilin është operu me vite të tëra në Universitetin e Prishtinës”, tha ai.
Sipas Gjinovcit, ORCA ka konstatuar se Universiteti i Prishtinës po zgjedhë mënyra të gabuara në përzgjedhjen e stafit akademik, pasi që këta të fundit shpeshherë nuk po i përmbushin kriteret që parashihen në Statutin e Universitetit të Prishtinës.
“ORCA ka konstatuar që Senati i Universitetit të Prishtinës është duke e ndjek një praktikë të rrezikshme kundërligjore dhe kundërstatusore të zgjedhjes së stafit akademik duke futë një koncept të ri që nuk është që nuk ekziston në statusin e Universitetit të Prishtinës e që është rizgjedhja. Përmes këtij koncepti dhe përmes kësaj fjale Senati në datën 15 maj 2017, ka marrë vendim për rizgjedhjen 11 profesorëve të asocuar pa i verifikuar fare punimet e tyre sipas konkursit në të cilin ata kanë apliku dhe sipas statutit të Universitetit të Prishtinës, rrjedhimisht Ligjit për Armimin e Lartë”, tha ai.
Më tej, Gjinovci tha se ORCA për ankesën që ka ngritur ka sjellë dëshmi siç janë materialet që iu janë ofruar senatorëve ditën e votimit nga komisioni i studimeve dhe po ashtu ka sjellë një analizë të detajuar për secilin rast.
Ndryshe, 11-të emrat e profesorëve të rizgjedhur nuk u bënë publik sot, pasi që ORCA dorëzoi ankesën në Ministri dhe po pret që Inspektorati i Punës të ndërmarrë masa.
Verifikimi i numrit të punimeve shkencore për këta kandidatë nga ORCA, tregon se këta kandidatë nuk përmbushin kriteret e vendosura nga Statuti I UP-së (nenet 175, 176 dhe 177), pasi që ata nuk kanë punime të mjaftueshme apo nuk kanë listuar punime të mjaftueshme për të arsyetuar gradën e tyre akademike në të cilën janë zgjedhur.
Parashikimi i motit për nesër
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...