Sipas një studim i cili analizoi të dhënat shëndetësore të 430 mijë njerëzve, doli në përfundimin se personat të cilat kanë trup në formë mollë janë më të rrezikuar nga sëmundja e zemrës, shkruan dailymail, përcjellë arbresh.
Pas studimit u vu re se ata që kanë këtë formë trupi, pra e vënë shëndetin në pjesën e sipërme të trupit, janë më të prirur të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Gjithashtu këta njerëz janë më të prirur të kenë in-tolerancë ndaj insulinës, çka e bënë të vështirë përpunimin e sheqerit në trupin e tyre.
Për një kohë të gjatë, trupi në formë dardhe (që merr më shumë shëndet tek pjesa e vitheve) është parë si tregues i një shëndeti të mirë. Por për herë të parë, shkencëtarët vunë re se ka një lidhje mes trupit në formë mollë dhe sëmundjes koronare të zemrës, po ashtu edhe diabetet e tipit të dytë, që lidhet me obezitetin.
Sipas studiuesve, kjo lidhet me yndyrën e grumbulluar përreth organeve jetësore tek kjo formë trupi. Ai prodhon hormone dhe substanca të tjera që shkaktojnë presion më të lartë gjaku, kolesterol dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak.
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...