Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të shtënat me armë zjarri janë ndjerë në hyrje të qytetit, poshtë kalasë së Shkodrës, ku ka mbetur i vrarë shtetasi i identifikuar si Xhabir Shega.
Sipas policisë, viktima është qëlluar me snajper nga kalaja e Shkodrës. Mësohet se këtij shtetasi i ishte bërë një atentat i ngjashëm, po me snajper në gusht 2014, nga ku kishte mundur të shpëtonte. Burime policore bëjnë me dije se Shega është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...