Arsenali zhvillon ndeshjen e tyre të fundit këtë edicion në Premierë Ligë të dielën në ‘Emirates Stadium’ ndaj Evertonit.
“Topçinjtë” hyn në takimin e tyre të fundit të këtij sezoni në shpresën për të përfunduar në top katërshe, transmeton portali arbresh.info. Në mënyrë për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve, Arsenali duhet të mposhtë Evertonin duke shpresuar që Watfordi t’i shkaktoj probleme Manchester Cityt dhe Liverpooli të humbas kundër Middlesbroughit.
Lexo edhe: Granit Xhaka zëvendëson Xabi Alonson në Bayern Munich?
Jashtë fushë, java ka qenë e dominuar me disa të reja rreth bordit të Arsenalit, ku aksionari kryesor Stan Kroenke refuzoi një ofertë prej një miliardë funta nga biznesmeni Alisher Usmanov.
Usmanov, i cili është një miliarder rus i lindur në Uzbek, është aksionari i dytë më i madh i “Topçinjve”.
Lexo edhe: Katër lojtarë largohen muajin e ardhshëm nga Arsenali
Pra, nëse një miliardë nuk ishin të mjaftueshëm për Kroenken, çfarë mendoni për dy miliardë?
Bazuar në gazetën britanike ‘Express’, Usmanvoc është i vendosur për të shtruar sërish një ofertë rreth 2 miliardë funta në mënyrë për të marr kontrollin e plotë të klubit./arbresh.info
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...