Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se në mandatin që besojnë se do ta marrin, do ta përmbyllin me sukses agjendën që i shërben të mirës së vendit. Specifikisht, do përmbyllin procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur se një lidership serioz e i guximshëm që punon në të mirë të vendit është i domosdoshëm. Ai ka thënë se lidershipi i PDK-së do të respektojë partneritetit ndërkombëtar dhe do të kryejë obligimet që i ka marr përsipër.
Por, jo shumë në vijë të njëjtë me të ka qenë tash partneri i koalicionit të Krasniqit, Bali Muharremaj nga AAK. Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të merret fare për bazë, por do bëhet një komision dhe një matje e re.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...