Për shkak të temperaturave të larta ekstreme në rajonin Telangana të Indisë që prej 1 prillit e deri më tani kanë humbur jetën 167 persona, raporton Anadolu Agency.
Sipas lajmit të gazetës “Hindustan Times” të cilin e bazon mbi informacionet e një zyrtari të autoritetit për menaxhimin e fatkeqësive në Telangana, njoftohet se temperaturat në ditët e fundit janë regjistruar mbi 40 gradë në disa rajone dhe se për shkak të këtyre temperaturave të larta kanë humbur jetën 167 persona.
Gjithashtu theksohet se në rajonet Bhadrachalam, Ramagundam dhe Nalgonda temperaturat e larta kanë arritur në 46 gradë. Sipas institucioneve të meteorologjisë vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe javën e ardhshme në disa rajonet në Telangana.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...