Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu sot ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha me këtë rast se ndihet i nderuar që Vllahiu është bërë pjesë e partisë së tij, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka thënë se anëtari i ri i AAK-së ka ardhur në këtë parti në funksionin e këshilltarit të tij dhe jo për ndonjë post tjetër.
“Që nga sot unë do ta kem më lehtë vlerësimin për tema dhe procese sepse do të jem i këshilluar nga Arbër Vllahiu. Dobia e Arbrit është tek këshillimi e jo të kandidimi, do të jetë në pozicionin e këshilltarit për mua”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaë, Vllahiu tha se ka vlerësuar që ky është momenti i duhur për t’iu bashkuar AAK-së.
“Në aleancë kam parë shtëepinë dhe një adresë të duhur për të ecur përpara drejt zhvilliit ekonomik dhe drejtë ndërtimit të këtii vendi”, ka thënë Vllahiu./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1420407391357682/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...