Anëtari më i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar arsyet përse zgjodhi pikërisht këtë parti për të hyrë në politikë. Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme ndikuan që të veprojë më shpejt sa i përket hyrjes në politikë.
Në Interaktiv të KTV-së ka treguar se LDK ia hapi dyert dhe se programi i kësaj partie ishte më i përafërt me qëndrimet e tij në shumë drejtime.
“Ishin disa momente. E para ishte vendimi i LDK-së për të hapur dyer për njerëz të rinj. Kjo hapje e derës pasoi pas vendimit të kryeministrit Isa Mustafa për të mos kandiduar më për kryeministër. E dyta ndoshta është ndjekja e një rruge të ndryshme prej asaj të deritanishmes. Është zgjedhje e karrierës. Po futem për të qenë anëtar i thjeshtë që të kontribuoj më ndryshe në afate më të gjata”, ka thënë ai.
Sa i përket arsyeve përse nuk hyri në Vetëvendosje, por në LDK Abdixhiku ka thënë se nuk ka mundur të tradhtojë bindjet e tij të djathta dhe të futet në parti të krahut të majtë.
“Për shkak të çështjeve ideologjike nuk përputhem me partitë e krahut të majtë”, ka shtuar ai.
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...