Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka pritur sot në grup të rinjësh të cilët iu bashkuan Aleancës Kosova e Re.
Në një status në rrjetin social facebook Pacolli ka shkruar se ky grup të rinjësh zgjodhi që programin qeverisës të AKR-së të vëjë në zbatim./Arbresh.info
Statusi i plotë:
Isha i nderuar sot që të pres dhjetëra aderues të rinjë në Aleancën Kosova e Re.
Rinia, aseti më i vlefshëm i shoqërisë tonë, sot zgjodhi të jetë pjesë e familjes së AKR-së që të vëjë në zbatim programin tonë qeversisës që do të implementohet shumë shpejt. Programi jonë ekonomik do të jetë një udhërrëfyes i jetës së denjë për këta studentë të mrekullueshëm. Këta janë ardhmëria e Kosovës. Rr.P

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA