Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniela Dimovska vendosi se nuk ka paraburgim për afaristin Sead Koçan i cili prej dy muajsh ishte jashtë vendit. Koçanit i është marr pasaporta që donë të thotë se nuk do të mundet të largohet jashtë vendit për “udhëtime zyrtare” ndërkohë si garancion ka dhënë edhe një shumë prej 1 milion eurosh.
Që Sead Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës personalisht u kujdes kumbari i Trajko Veljanoski dhe shefi i Supremes, Jovo Vangellovski. Përmes rotacioneve në Këshill u sigurua mundësi që paraburgimi të tërhiqet.
PSP-ja njoftoi se për vendimin do të ankohet në Gjykatën Penale, ato dyshojnë se gjendja e tij jo të mirë shëndetësore. Megjithatë avokati i tij, Nikolla Dodevski, mbrëmë deklaroi se Koçan nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...