Një person nga Komogllava e Ferizajt ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar. I njëjti ka dërguar një foto ku i dyshuari vërehej me një armë në dorë.
Njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara, me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazur.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka raportuar se arma është pronë e një të dyshuari tjetër. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?