Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar për mënyrën e arritjes së koalicionit ndërmjet PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
“Ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve, ky është koalicion në të mirë të qytetarëve, ky është koalicion për Kosovën tonë perëndimore”, ka thënë Veseli në një intervistë për RTK.
“PDK ka interes primar interesin e vetë qytetarëve tanë, përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, është shprehur Veseli, raporton Gazeta Express.
“Edhe unë si kryetar i PDK’së… e kam prioritet interesin e qytetarëve, jo prioritet interesin tim”, është shprehur Veseli.
“Ky ka qenë vizioni dhe qëllimi im, gjatë gjithë këtyre vendimeve të cilat i kam ndërmarrë, edhe në minutat e fundit”, ka thënë ai.
“Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për pavarësinë e vendit tonë, kemi arritur këtë koalicion duke menduar për interesat e qytetarëve”, është shprehur kreu i PDK’së.
“Jam i sigurt se së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri të Kosovës”, ka thënë Veseli.
http://www.dailymotion.com/video/x5monmi_k-veseli_news
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...