Ish banorja e “Big Brother”, Armela, ndonëse e eliminuar për shkak të partnerit të saj Damiano, po përpiqet që gjithë famën dhe simpatinë që krijoi brenda shtëpisë ta përdorë për karrierën e saj në vazhdim.
Në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, bukuroshja e “Big Brother” tregoi se ajo e synonte televizionin dhe do të mirëpriste ofertat që do i bëheshin.
Pak pas këtij momenti, portalet shkruan gjerësisht se Armela do të zëvendësonte Marinën në emisionin sportiv të Top Channel, “Proçesi Sportiv” dhe këtë e lidhën me faktin se pas martesës me Getoarin, Marina do të largohet nga ky pozicion. Edhe pse të gjitha mbetën në kuadrin e thashethemeve, Blitz.al, kontakoi drejtpërdrejt me Armelën lidhur me këto lajme dhe ekskluzivisht për redaksinë tonë, Armela i hodhi poshtë të gjitha këto dyshime.
“Nuk janë aspak të vërteta fjalët që kanë dalë” – ka thënë Armela për Blitz.al duke kthyer përgjigje një herë e mirë për të gjitha lajmet që janë bërë mbi të. Me siguri ajo është duke pritur një ofertë të mirë për në televizion sepse “Proçesi Sportiv” ka qenë veçse një aludim mediatik.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...