Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka deklaruar se është sfiduese që zgjedhjet të mbahen në një kohë aq të shkurtër, por sipas tij KQZ-ja i kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.
Halimi sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen po ashtu këtë vit.
“Megjithë vështirësitë që na paraqet koha e shkurtër për ne, unë besoj që do të ia dalim. Ne kemi bërë planin operacional”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai ka bërë me dije se fushata do të fillojë me 1 dhe vazhdon deri më 10 qershor.
Halimi ka bërë me dije se lista e votuesve nuk është krejtësisht e pastruar. “Asnjë shtet nuk e ka listën zgjedhore të pastruar. Përveç kësaj ne kemi edhe një diasporë që kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë ai. Sipas tij mundësia për manipulime nuk duhet të shikohet nga ajo se lista zgjedhore do të jep mundësi për manipulime.
Ai ka folur edhe për koalicionet që sot është afati sot. “Sot koalicionet parazgjedhore duhet të njoftojnë KQZ-së, për koalicionet”, ka bërë me dije. Halimi ka thënë se nuk kanë informata për Alternativën, se ku është procedura për të. “Qasja jonë është inkurajuese që të kemi sa më shumë garues e votues”, ka thënë ai.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...