Një studente kolegji në Arabinë Saudite mori timonin e minibusit pasi shoferi pësoi goditje në tru.
Veprimet e të resë, me të cilat shkeli ndalesën në vend, ndihmoi të shpëtohet jeta e burrit, transmeton portali arbresh.info.
Ashwaq Al-Shammari ishe duke u dërguar në shtëpi së bashku me katër studente të tjera në afërsi të qytetit Hail në Arabinë Saudite, njofton Saudi Gazette.
Në mes të udhëtimit të tyre, shoferi u tha udhëtarëve që ndihej i trullosur dhe ndaloi automjetin. Ai pastaj ra pa vetëdije.
Të bllokuara në mes të rrugës, disa nga vajzat u përpoqën të kthjellnin shoferin, ndërsa Ashwaq vendosi që ishte koha për të kujtuar aftësitë ngasëse që ajo kishte mësuar në fermën e babait të saj.
Ajo mori timonin e minibusit, e ngau deri tek një dyqan pranë për të marrë ujë për shoferin. Kur as kjo nuk ndihmoi, ajo vazhdoi për në shtëpinë e tij.
Nga atje, familja e shoferit mori përgjegjësinë, duke e çuar atë në një spital qeveritar rreth 50 km larg. Ai u diagnostikua me një goditje të trurit, por u shpëtua për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të vajzave, tha gazeta.
Mbretëria Saudite duket të jetë i vetmi vend në botë ku vozitja e grave është e ndaluar./Arbresh.info
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...