Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni një ëndërr duke tradhtuar partnerin? Duket, kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë dhe shpesh profetike.
Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr, transmeton Telegrafi.
Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se të konsumojnë tradhtinë në realitet.
Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo i një dëshire seksuale të kufizuar ndaj një personi të caktuar.
Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur.
Pjesa e mbetur, 15%, megjithatë, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg.
Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet.
Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realitet.
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...