Andres Iniesta ka qenë pjesëmarrës në një reklamë të veturave.
Ndër të tjerash, kapiteni i Barcelonës ka folur edhe rreth finales së Cardiffit të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se me të drejtë këtë vit Juventusi dhe Real Madridi do të luftojnë për titullin e kampionit të ligës më elitare evropiane për klube, transmeton Telegrafi.
“Kur vetë nuk arrin në finale, interesi të humbet disi për të, por e pranoj se Real Madridi dhe Juventus janë me të drejtë finalistët e Ligës së Kampionëve.”
Duke folur për një memorie të pashlyeshme në kujtesë nga karriera, ai ka evidentuar golin kundër Chelsea, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, në “Stamford Bridge”, në vitin 2009.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër