Tifozët e Interit thuhet se kanë planifikuar një protestë kundër lojtarëve dhe menaxhmentit në ndeshjen kundër Sassuolos këtë vikend.
Trajneri i shkarkuar, Stefano Piolo pritet t’i shpëtojë kritikave derisa 40.000 tifozë mendohet se do të jenë në ‘San Siro’ para fillimit të ndeshjes që zhvillohet të dielën, transmeton portali arbresh.info.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se grupi i tifozëve ‘Curva Nord’ është i pakënaqur me udhëheqjen e klubit dhe besojnë që ekziston një problem tjetër përbrenda klubit që shkaktoi rezultate të tmerrshme që çuan edhe deri në shkarkimin e Piolit.
Skuadra e tij ka marrë vetëm dy pikë nga shtatë ndeshje në Serie A, rekordi më i keq i ndonjë skuadre në divizion gjatë kësaj periudhe./arbresh.info
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...