Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në mesditë, Haki Hajdarin i dënuar me 6 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
Hajdari i njohur si Haki Drenica ka qenë person i kërkuar që nga viti 2014. Ai nuk ishte paraqitur për kryer vuajtjen e dënimit.
Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se Hajdari është arrestuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Hajdari është i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në një bazë të UÇK-së në Cahan të Shqipërisë.
Bashkë me të ishte dënuar edhe Sabit Geci me 15 vjet burgim për katër pika të aktakuzës për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Riza Alijaj ishte dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte në Cahan dhe Shaban Hoti me 7 vjet./
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...