Deputetja Labinotë Demi-Murtezi pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie ka thënë se nuk do ta votoj demarkacionin kështu siç është, shkruan arbresh.info
Ajo po ashtu ka thënë se nuk do ta votojë as mocionin e Opozitës për rrëzimin e qeverisë.
“Kemi biseduar për demarkacionin dhe dyshimet që kemi ne për këtë pikë. Nuk mund të them se ka qenë insistim për të ndryshuar qëndrime por biseda ka qenë konstruktive ku ambasadori ka dëgjuar qëndrimet tona”, tha ajo për infomagazinë.
“Kështu siç është nuk do ta votojmë demarkacionin. Mocionin e opozitës nuk do ta mbështesim. Dellawi asnjëherë nuk ka tentuar te na ndërroj mendimin ka qenë një bisedë shumë konstruktive” ka thënë Demi-Murtezaj.
Pas takimit me deputetët e LDK-së, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawi, ka ftuar në takim edhe deputetët e PDK-së, që janë kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Në takim ishin ftuar deputetët Shaip Muja e Nait Hasani nga PDK-ja, deputetja Labinotë Demi-Murtezi nga PD-ja dhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, ku të dy këto parti janë në koalicion me PDK-në./Arbresh.info
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...