Mot i vranët dhe me reshje shiu. Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur pritet të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat do të sillen prej 5 deri në 16 gradë Celsius. Edhe nesër, në pjesën e parë të ditës, parashihet të kemi mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shpërndahen. Temperaturat do të lëvizin në mes 5 e 18 gradë Celsius.
Ndërsa nga dita e enjte, mbi rajonin tonë, pritet të depërtojnë masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu të cilat do të bëjnë që të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të temperaturave.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...